“Boll i krahasuat”, Sacchi: Kur Messi ngriti trofeun, sytë nisën të lotonin!

19/12/2022 11:21

Arrigo Sacchi përshëndet triumfin e Argjentinës dhe Lionel Messit në finalen e Botërorit ndaj Francës.

Strategu i famshëm italian theksoi në një intervistë për Gazzeta Dello Sport se Messi e meritonte një trofe të tillë ndërsa shtoi se sytë iu mbushën me lot kur 35-vjeçari ngriti në qiell trofeun e Kupës së Botës.

“Kur Messi ngriti lart në qiell trofeun, sytë mu mbushën me lot. Mendova për të gjithë rrugëtimin e Leos, për atë çfarë fitoi me Barcelonën, driblimet e tij, golat dhe Topat e Artë që ka në raftin e tij. Dhe, pastaj ishte ky mallkim që nuk po ia dilte ta hiqte nga shpatullat. Shpesh ka zbritur në fushë nën hijen e Maradonës, shpesh i kanë kërkuar më shumë seç duhej dhe ndoshta në atë moment, ai nuk ka mundur t’ia thej.

Në këtë formë ai ndjehej i trishtuar, ndjente përgjegjësinë për t’i dhuruar gëzim një populli të tërë. Tani e gjithë Argjentina është në këmbët e tij. Nuk më pëlqen ta krahasoj me Maradonën, janë dy lojtarë të shkëlqyer në epoka të ndryshme. Unë e di se Maradona ishte një fenomen, e kam parë atë. Por, ashtu është edhe Messi vetëm se në një formë tjetër”, u shpreh Sacchi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA