Një grup shtetasish të huaj, që ndodhen në qendrën e mbyllur të Karreçit, kanë nisur një grevë urie në shenjë proteste për kushtet në të cilat mbahen.

Grevistët janë kryesisht shtetas sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë.

Në një video tre të rinj afganë të tribusë Hazara deklarojnë se kanë hyrë në grevë urie për shkak të kushteve aspak të mira në të cilat mbahen ndërkohë që kanë hyrë në vendin tonë duke synuar të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

“Ne, tre afganë, nisëm sot grevën e urisë. Situata nuk është aspak e mirë këtu dhe autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave tona. Kemi probleme me motin. Është ftohtë. Kemi probleme dhe me ushqimin. Jemi këtu për shkak të situatës së keqe në Afganistan dhe duam të shkojmë në Evropë, por ata na sollën këtu. Do ta vijojmë grevën derisa qeveria shqiptare të na përgjigjet.”

Top Channel