10-vjeçari thotë se është i rimishëruar, me kujtesën e përkryer të aktorit të ndjerë të Hollywood (fotot)

19/12/2022 21:51

Një djalë i vogël pretendon se është rimishërim i një aktori të njohur të Hollywood që ka vdekur rreth 60 vjet më parë.

Duke dëshmuar historinë dhe njohuritë e tij në një video, Ryan Hammond, nga Oklahoma, SHBA i ka bërë pretendimet e tij prej vitit 2015 ku rishte vetëm 10 vjeç.

I riu tregon kujtime të gjalla nga jeta e tij në Hollywood në vitet 1940-të e 1950-të – përfshi dhe një rast kur “është goditur nga rojet e aktores Marilyn Monroe.”

Ai thotë se mban mend se vdiq në një jetë të mëparshme, duke përmendur momentet ku zemra e tij “shpërtheu” në kohën kur “po shkonte drejt dritës”.

Martyn ka qenë një aktor dytësor që u bë i njohur në filmin e suksesshëm ‘Tinsel Town’.

Ai jetonte një jetë luksi në New York, ishte martuar katër herë dhe shkonte për pushime në Paris.

Martyn vdiq në 1964 nga hemorragjia cerebrale në 1961 – 40 vjet para se sipas pretendimeve, “të rilindej” në formën e Hammond.

Hammond ka bërë pretendimet e tij që prej moshës tre vjeçe, edhe pse fillimisht prindërit e tij nuk e besonin.

Por më pas për të studiuar jetën e tij të mëparshme, nëna i bleu Hammond libra për Hollywood në librari.

Sapo kishte hapur librin Hammond identifikoi aktori George Raft me të cilin tha se kishte bërë foto.

Me sa duket, kujtimet e Hammond për jetën e mëparshme si Marty janë zbehur me kohën.

Psikiatri i fëmijëve Dr Jim Tucker thotë se beson pretendimet e Hammond për rimishërimin.

Dr Tucker tha: “Bota nuk funksionon ashtu si ne mendojmë apo supozojmë se funksionon. Rastet që unë kam ekzaminuar nuk përputhen me asnjë shpjegim normal për mënyrën sesi e perceptojmë botën.

FOTO GALERI
1/3
Ryan Hammond, nga Oklahoma, SHBA i ka bërë pretendimet e tij prej vitit 2015 ku rishte vetëm 10 vjeç.

Top Channel