VIDEO/ Të gjithë sytë në Katar, flamuri shqiptar në eventin më të rëndësishëm botëror

18/12/2022 15:56

Flamuri shqiptar është parë në stadiumin “Lusail”, aty ku pritet të nisë finalja e madhe e Botërorit katar 2022, mes Argjentinës dhe Francës.

Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori.

Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria.

Është anësori i Juventus surpriza e madhe në formacionin e albicelesteve duke qenë se Di Maria prej kohësh ishte me probleme fizike. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e lojtarëve me Otamendin dhe Romeron që konfirmohen në qendër të mbrojtjes, po ashtu edhe Fernandez me Mac Allister në fushë ndërsa në sulm Alvarez dhe sigurisht Messi.

Nga ana tjetër, Franca luan me formacionin e zakonshëm teksa Upamecano është preferuar në vend të Konate në qendër të mbrojtjes ndërsa në mesfushë Rabiot ka hedhur pas krahëve gripin dhe rikthehet titullar.

Ndërkohë, në fushë është Giroud pavarësisht një goditje të marrë në gju, ndërsa Griezmann, Dembele dhe Mbappe janë në mbështetje të sulmuesit veteran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA