Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset “kokë më kokë” me autobusin që transportonte 50 studentë, të lënduarit dërgohen në spital Papa Françesku zbuloi në një intervistë të re të publikuar të dielën se pasi u zgjodh në vitin 2013 ai nënshkroi një letër dorëheqjeje që do të hyjë në fuqi nëse një ditë problemet e rënda shëndetësore e bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave të tij.
Ati i shenjtë, i cili mbushi 86 vjeç të shtunën dhe duket se është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një sëmundjeje në gju, e bëri këtë koment në një intervistë për gazetën spanjolle ABC.
Papa tha se ai ia kishte dhënë letrën Sekretarit të Shtetit të atëhershëm të Vatikanit, Kardinalit Tarcisio Bertone.
Ati i shenjtë ka thënë shpesh se do të jepte dorëheqjen nëse shëndeti do ta dëmtonte atë nga drejtimi i Kishës Katolike Romake prej 1.3 miliardë anëtarësh.
Në një intervistë me Reuters në korrik, Françesku hodhi poshtë raportet spekulative se dorëheqja e tij ishte e pashmangshme dhe përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar shpesh se ai mund të jepte dorëheqjen një ditë nëse shëndeti i dobët do ta bënte të pamundur që ai të drejtonte Kishën, diçka që kishte qenë pothuajse e paimagjinueshme përpara Benediktit XVI.I cili, dha dorëheqjen në 2013.
Kjo ishte edhe dorëheqja e parë papale në gjashtë shekuj.
Top Channel