Në këtë periudhë fundviti mund të dëshironi që t’i bëni një dhuratë mamasë apo gjyshës tuaj. Ose ndoshta ditëlindja e tyre po po afron dhe doni t’i surprizoni me diçka të veçantë.

Cilado qoftë arsyeja, ne po ju ofrojmë disa ide të ndryshme dhuratash që jo vetëm do t’i pëlqejnë, por edhe do t’i përdorin.

Filxhanë kafeje ose çaji

Kafeja, çaji apo çdo pije tjetër ia vlen të konsumohet me disa filxhanë të rinj.

Pandofla

E sigurt që mamaja jote do t’i dashuronte pandoflat e rehatshme.

Robdishan

A ka ndonjë gjë më të rehatshme sesa të mbështillesh me një mantel tepër të butë dhe komod? Një robdishan do ta bëjë këdo të ndihet sa më rehat.

Çantë lëkure

Është gjithmonë një ide e mirë t’i përmbahesh klasikëve me një çantë lëkure

Qirinj me aromë

Qirinjtë me aromë janë  gjithashtu të mrekullueshëm dhe do të duket mahnitës në shtëpinë e mamasë tuaj.

Set i enëve të gatimit

Kuzhinieret e shtëpisë do të jenë të ndihen të lumtura nëse i bëni dhuratë një set enësh gatimi.

Çizme

Çizme kamoshi ose të një llofi tjetër që të mbajnë ngrohtë në ditt e ftphtta të dimrit do të jënë një zgjedhje përsosur.

Masazhues i shpinës, qafës ose këmbëve

Është një nga zgjedhjet më të mira që mund të bëni.

Orë

Për zonjat më klasike një orë dore do t’i lumturonte.

Top Channel