Sapo ka nisur ndeshja finale e madhe e Kupës së Botës në Katar, Argjentinë-Francë.

Ky është takimi i katërt në Kupën e Botës mes Argjentinës dhe Francës por më i rëndësishmi pas një një rrugëtimi të gjatë.

Një Botëror i pazakontë, i luajtur në një periudhë dimri, por me temperatura verore në Katar, aty ku organizimi në kufijtë e perfektes e ka bërë edhe më të bukur spektaklin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në glob.

Ky është padyshim Botërori i fundit për Lionel Messin, një yll futbolli që ka fituar thuajse gjithçka, por i mungon një Kupë Bote dhe natyrisht një sukses në Katar do t’ia kompletonte një karrierë të shkëlqyer.

Nga ana tjetër Franca vjen me stofin e kampiones në fuqi dhe do të provojë të ruajë fronin, falë edhe formës fantastike të Kylian Mbappe e Antoinne Griezmann, që këtë Botëror kanë shkëlqyer, por mbi të gjitha falë pjekurisë së një skuadre që është gjithmonë në lojë dhe pret momentin e duhur për të rrëzuar kundërshtarin.

Të dy skuadrat e kanë fituar nga 2 herë Kupën e Botës dhe mbrëmjen e sotme njëra prej tyre do të ngjitet në kuotën e tre trofeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA