Plas bombola e gazit në Maliq, pësojnë djegie në trup tre persona
17/12/2022 17:25
Tre persona kanë pësuar djegie në trup, pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.
Dëmtime në trup kanë marrë djali i pronarit të banesës, 34-vjeçari me iniciale R. K., dhe familjari i tyre 40-vjeçari A. M.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në shtëpinë e 59-vjeçarit me iniciale R. K.
Burimet për Top Channel bëjnë me dije se ka qenë bombël gazi makine, e cila ndodhej brenda ndërtesës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që njëri nga familjarët ka ndezur cigaren.
Të lënduarit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel