Megjithë të vrarët, presidentja e Perusë refuzon të largohet, kërkon zgjedhje të reja (fotot)

17/12/2022 19:30

Presidentja e re e Perusë Dina Boluarte tha sot se nuk do të japë dorëheqjen para demonstratave vrasëse për largimin e pararendësit, dhe i kërkoi parlamentit të përgatisin sa më shpejt zgjedhjet.

“Dorëheqja ime nuk zgjidh gjë, unë do të jem këtu derisa Kongresi të bëjë gati zgjedhjet”, tha sot Boluarte, një ditë pasi deputetët refuzuan të mbanin zgjedhjet pas një viti.

Ndërkohë vendi amerikano-latin është përfshirë nga protesta të dhunshëm që prej arrestimit të presidentit Pedro Castillo më 7 dhjetor, pasi tentoi të shpërndante parlamentin.

Prej atëherë të paktën 18 njerëz janë vrarë në protestat në të gjithë vendin, duke përfshirë dhe të mitur.

Castillo u akuzua nga deputetët për “rebelim” kur njoftoi se do të mbyllte Kongresin dhe do të instalonte një “qeveri speciale”, disa orë para se të mbahej vota per shkarkimin e tij.

Dina Boluarte ishte zëvendësja e Castillo dhe disa orë pas largimit të tij, u betua si presidente e re.

FOTO GALERI
2/5
Të paktën 18 njerëz janë vrarë në protestat në të gjithë vendin, duke përfshirë dhe të mitur.

Top Channel