Braktiset ndeshja e futbollit pasi tifozët sulmojnë portierin e skuadrës (VIDEO)

17/12/2022 17:03

Një ndeshje e kategorisë së parë A-League në Australi u kthye në një shfaqje të shëmtuar dhune kur tifozët vendas pushtuan fushën e lojës.

Ndërsa ‘derby’ mes rivaleve të ashpër te qytetit Melbourne City e Melbourne Victory, u braktis pasi tifozët pushtuan fushën dhe sulmuan portierin Melbourne City, Tom Glover.

24 vjeçari Glover u sulmuan në minutën e 22-të kur tifozët hynë në fushë nga prapa portës së tij dhe e goditën në kokë me një kovë, duke e lënë të përgjakur.


Arbitri Alex King gjithashtu u plagos gjatë përplasjeve, njoftoi në një deklaratë kampionati vendas duke shtuar se arbitri e kishte gjetur vetentë rrethuar nga tifozët gjatë skenave të dhunshme.

Ndeshja fillimisht vetëm u pezullua prej shqetësimit për lojtarët, mes të cilëve ishte dhe sulmuesi i njohur portugez Nani, ne kohen kur rezultati ishte 1-0 per City.

Dhuna kishte nisur kur portieri Glover lëshoi përsëri një flakadan drejt tifozëve që kishte rënë fillimisht pranë portës së tij.

FOTO GALERI
1/3
Dhuna kishte nisur kur portieri Glover lëshoi përsëri një flakadan drejt tifozëve, që kishte rënë fillimisht pranë portës së tij.

Top Channel