Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, këtë herë në fshatin Bulgarec të Korçës.

Mësohet se një mjet tip furgon ku po udhëtonin nxënës nga një ekskursion, është përplasur me një mjet tjetër.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit për zbardhjen e rrethanave.

Ky është aksidenti i tretë brenda pak minutave në vend, pasi  një aksident ndodhi në Shkodër dhe një në Tiranë me pasojë lëndimin e dy personave.

Top Channel