Aksident në Shkodër/ Mjeti përplas 59-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

17/12/2022 19:02
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë një të lënduar ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shkodër.

Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, ku mjeti tip Volkswagen, me drejtues I. K. 68 vjeç, ka përplasur 59-vjeçarin A. M., i cili lëvizte me biçikletë.

I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel