Video/ Momentet shokuese kur piloti i gjuajtësit $100 milionësh lëshohet jashtë pas dështimit të uljes vertikale në Texas (fotot)

16/12/2022 16:00

Në pamje shihen momentet e pabesueshme kur piloti i një gjuajtësi amerikan F-35B lëshohet jashtë avionit, pasi mjeti kishte prekur pistën gjatë një uljeje vertikale në një bazë detare në Texas.

Episodi i frikshëm e qesharak ndodhi në bazën Fort Worth, Texas, ndërsa gjendja e pilotit që u përplas në asfalt nuk bëhet e ditur nga autoritetet.

Avioni $100 milionësh është pjesë e flotës prej vitit 2015 dhe kishte shfaqur edhe më parë probleme ekuilibri gjatë uljeve vertikale.

Në pamjet e pabesueshme shihet mjeti ajror që ulet ngadalë në asfalt si një helikopter, por pas prekjes ai lëviz në mënyrë të pakontrolluar  derisa përplaset me hundë në pistë.

Avioni nis më pas një rrotullim në vend dhe nga poshtë i dalin shtëllunga tymi.

Kompania prodhuese Lockheed Martin, pranonte incidentin në një deklaratë.

“Jemi në dijeni të përplasjes së gjuajtësit F-35B në pistën e përbashkët të Fort Worth dhe kuptojmë se piloti është lëshuar me sukses.”

Avioni supersonik njihet për aftësitë dinamike të fluturimit dhe sulmit dhe është përdorur në shumë misione lufte detare nga ushtria e Uashingtonit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA