Për të shtatën ditë radhazi, rrugët vazhdojnë të mbushen me barrikada. Në rrugën që të çon për në pikën kufitare të Bërnjakut është shtuar edhe një barrikadë tjetër në hyrje të fshatit Zupq.

Situata mbetet e qetë ndonëse e brishtë, serbët vazhdojnë të të protestojnë përtej barrikadave duke kërkuar lirimin e ish-policit të arrestuar Dejan Pantiç, nën dyshimin se ka kryer vepra terroriste.

Rreth orës 22:00 të së enjtes është arrestuar një tjetër ish – zyrtar i Policisë së Kosovë, Sllagjan Trajkoviç. Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer krime lufte në periudhën e vitit 1999 në Vushtrri. I njëjti jetonte në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut dhe deri në 5 nëntor ishte pjesë e Policisë se Kosovës. Trajkoviç dyshohet edhe për vepra të tjera kriminale, si pjesë e bandave në veri.

Mesditën e së premtes në pikën kufitare të Mërdarës, Ministri i Mbrojtjes në Serbi Millosh Vuçeviç ka dorëzuar kërkesën për të sjelle 100 deri në 1000 ushtarë serbë në Kosovë dhe po ashtu i kanë nisur e-mail edhe KFOR-it për këtë çështje. Sipas autoriteteve të Serbisë kërkesa bëhet në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të Kumanovës.

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë kundërshtuar idenë e sjelljes së ushtarëve serbë në Kosovë duke thënë që është mendësi e Sllobodan Millosheviçit, ndërkohë që kundër kësaj kërkese ka dalë edhe ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA