Tifozët e Argjentinës protestojnë në Doha për mungesën e biletave për finalen (fotot)

16/12/2022 19:10

Dhjetra tifozë argjentinas ishin mbledhur sot para hotelit në kryeqytetin Doha ku qëndron federata argjentinase e futbollit, duke kërkuar bileta për finalen e të dielës ne Katar.

Tifozja Cintia Echanis tha se kërkonte bileta me çmimet zyrtare teksa ato të finales tashmë janë shumëfishuar dhe nuk gjenden ne treg.

“Çmimet e rishitjes së biletave arrijnë deri në $5,000 dhe kjo është shumë. Ne kemi qenë këtu prej fillimit dhe nuk po kërkojmë rrëmujë”.

“Duam që si argjentinas, të kemi shansin të brohorasim përsëri për skuadrën”, tha ajo.

Roberto Bascur, komentonte për probleme të ngjashme: “Ky është një biznes vetëm për pak vetë. Jemi detyruar të blejmë biletat e ndeshjes të rishitura”.

“Personit të cilit unë i bleva biletën kishte rreth 15 apo 20 bileta dhe nëse kërkoje mund të gjente të tjera”.

“Ne e dimë se bileta ka, problemi është se nuk kemi mundësi t’i marrim sepse me rishitje çmimet e tyre arrijnë në mbi 2000 dollarë”, tha Bascur.

Argjentinasja Gabriela Bracamonte, kërkonte përgjigje nga federata: “Ne kërkojmë mbështetjen e federatës argjentinase të futbollit dhe të kryetarit Claudio Tapia, për të na siguruar bileta me çmimet zyrtare. Ne e dimë që bileta ka”.

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra tifozë argjentinas ishin mbledhur sot para hotelit në Doha ku qëndron federata argjentinase e futbollit

Top Channel