Në fillim të vitit të ardhshëm, familjet e para që mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të futen në shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen e re në Kombinat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në kantierin e dytë më të madh të rindërtimit në kryeqyteti, tha se nëse nuk do të ketë bllokime të tjera, puna këtu do të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit 2023.

“Lajmi i mirë është se po punohet kudo. Në këto dy muaj e gjysmë kemi përfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyqësore, me ata që hidhnin në gjyq bashkinë të yshtur nga partitë politike – na vonuan 3 vjet. Shumë prej atyre që inkurajuan qytetarët të protestojnë, që të bllokojnë bashkinë, që të shkojnë në gjykatë, do kthehen prapë në Kombinat për vota. Shpresoj shumë që qytetarët t’i mbajnë mend kush janë ata që duan të punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë si Astirin, si Kombinatin, si ‘5 Majin’ me ato protesta të çuditshme,”

Veliaj foli edhe për afatet, tani që banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre.

“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit. Nëse do lejohemi të punojmë, brenda gjysmës së parë të vitit 2023, do kemi përfunduar pjesën më të madhe të sistemimeve në Kombinat dhe sigurisht, pastaj do të punojmë me rrugët dhe akset, do ta lidhim edhe me bulevardin “Migjeni” dhe Bulevardin e madh të Kasharit në Astir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA