Kapet vrasësi i dyfishtë/ Vrau babë e bir, Besnik dhe Pjetër Përjaku në gusht

16/12/2022 19:25

Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Besnik Pjetrit mëngjesin e sotëm, autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë dhe bir Gentian dhe Pjeter Përjaku ngjarje e ndodhur në Grykë Zezë më 29 gusht.

Autori i dyshuar u gjend i fshehur në një banesë të braktisur në Kacinar të Mirditës aty ku mendohet të ketë qëndruar që prej mbrëmjes ku kreu dhe vrasjen e dyfishtë.

Besnik Pjetri ka qenë i vetëm në momentin e arrestimit, ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e armës me të cilën kreu dhe krimin.

Menjëherë pas arrestimit të tij u dërgua në gjykatën e Lezhës, ku ju konfirmua masa e sigurisë arrest me burg e cila ishte dhënë në mungesë disa muaj më parë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi  ndodhi pak para mesnatës së datës 30 gusht në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme me gruan pas divorcit për tu takuar me fëmijët Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e ish-bashkëshortes.

Pasi janë kthyer nga një darkë familjare, ata janë drejtuar për në shtëpi ku si duket autori i dyshuar iu ka bërë pritë duke i ruajtur pranë banesës së tyre.

Në momentin që viktimat janë futur në banesë, autori ka hapur derën dhe ka qëlluar drejt tyre në korridorin e shtëpisë ku ka rrezikuar dhe familjarë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA