Çifti australian që vrau dy policët që i erdhën për kontroll, kishte postuar në rrjet videon direkte të luftës me oficerët (fotot)

16/12/2022 16:35

Çifti që besohet si përgjegjës i një përplasjeje të rëndë me armë me policinë një një pronë rurale në Australi, kishin postuar në rrjet një video direkte të sulmit ku pranonin vrasjet.

Policia në Queensland ne verilindje te vendit, tha se ishin në dijeni të regjistrimit por nuk konfirmonin nëse aty shiheshin autorët Gareth e Stacey Train.

Çifti, së bashku me vëllanë e Gareth, Nathaniel, u vranë më pas nga policia pasi kishin qëlluar për vdekje dy policë dhe një nga fqinjët e tyre që kishte ardhur për t’u interesuar.

Policia tha se po heton lidhjet e treshes me teori anti-qeveritare konspiracioni dhe refuzim të urdhrave apo bashkëpunimit me autoritetet.

Zyrtarët thanë se të dyshuarit kishin përdorur armë të ndryshme por ende nuk kanë zbuluar motivin e sulmit.

Më herët mediat raportonin se oficerët kishin ardhur te prona e tyre për të kërkuar mësuesin Nathaniel Train, për të cilin kishte një urdhër “kontrolli të mirëqenies së personit”.

Mediat kanë verifikuar tashmë ekzistencën e filmimeve në rrjet por jo të identitetit të publikuesve, shkruan rrjeti britanik BBC.

Në një prej videove të fundit shihen 47 vjeçari Gareth, e 45 vjeçarja Stacey, në një ambjent të errët që pranojnë vrasjet e i referohen kundërshtarëve të tyre si “djaj e demonë”. “Ata erdhen te na vrisnin, dhe ne i vrame. Nese nuk mbroni veten ndaj ketyre djajve, jeni te mbaruar,” thote Gareth ne erresiren e videos.

Video ishte publikuar të hënën ne 19:39 tre orë pas mbërritjes së policisë në shtëpinë ne Wieambilla – 270km në perëndim të Brisbane – ku u pritën me breshëri të pandaluar plumbash nga pronarët e shtëpisë.

Nathaniel Train, i cili kërkohej nga policia, nuk shfaqet në video.

Ministrja e brendshme  Clare O’Neil tha sot se në ngjarje ka luajtur rol “radikalizimi i të dyshuarve me pikëpamje anti-qeveritare”.//BBC/

FOTO GALERI
2/5
Policia tha se po heton lidhjet e treshes me teori anti-qeveritare konspiracioni dhe refuzim të urdhrave apo bashkëpunimit me autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA