Video/ Një i vdekur, dhjetra të arrestuar në përplasjet pas ndeshjes Francë-Marok në qytetet franceze (fotot)

15/12/2022 17:38

Skuadra speciale të policisë u dislokuan dje në disa qytet të Francës kur fansa të shumtë dolën në rrugë pas ndeshjes së kampionatit botëror Marok-Francë dhe nisën përplasje te ashpra.

Në trazira raportohet se një djalë i ri 14 vjeçar ka humbur jetën kur tifozët e dy skuadrave u mblodhën në numra të mëdhenj pas ndeshjes ne Montpellier ne jug te vendit, teksa përplasje u shënuan në disa qytete të vendit me komunitet të gjerë qytetarësh me origjinë nga Maroku.

Në një video të rrjetit ‘Midi Libre’, tregoheshin fishekzjarrë e kapsolla të hedhura mes shesheve në Montpellier.

Në të shihen njerëz që vrapojnë për t’u mbrojtur ndërsa të tjerë shihen që ngjiten në një monument për të lëshuar fishekzjarrët e kuqe.


Mijëra policë ishin dislokuar për të parandaluar trazirat e mbrëmjes së të mërkurës.

Si Franca e Belgjika kanë komunitete të gjera marokeve shumica e të cilave kanë qytetari të dyfishtë.

Në Paris kampionati botëror sivjet pa prishur disi planet e zakonshme të përgatitjeve të Krishtlindjeve ndërsa para ndeshjes së të mërkurës kryeqyteti përgatitej të përballonte trazira të mundshme.

Franca arriti të fitojë ndeshjen duke kaluar në finalen e të dielës së botërorit të Katarit, kundër Argjentinës.

FOTO GALERI
1/3
Në trazira raportohet se një djalë i ri 14 vjeçar ka humbur jetën kur tifozët e dy skuadrave u mblodhën në numra të mëdhenj pas ndeshjes ne Montpellier

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA