Suedi/ Katër shimpanze qëllohen për vdekje pas panikut të arratisjes nga kopshti zoologjik (fotot)

15/12/2022 17:11

Katër majmunë shimpanze janë vrarë me armë zjarri nga autoritetet në Suedi pasi zyrtarët thanë se “nuk kishin qetësues të mjaftueshëm për të gjitha”, pas panikut të qytetarëve kur ato u arratisën nga hapësira e tyre në kopshtin zoologjik.

Një total prej pesë shimpanzesh dolën dje nga ndarja e tyre në kopshtin zoologjik Furuvik, pjesë e parkut të zbavitjes në Gavle, 160 në veri të kryeqytetit Stockholm.

Annika Troselius, zëdhënëse e kopshtit tha për rrjetin vendas Expressen  se kafshët duhet të eliminoheshin “sepse nuk kishte qetësues të mjaftueshëm për të gjitha”.

Majmuni i pestë që shpëtoi gjallë, kishte rigjetur vete rrugën e rikthimit në hapësirën e tij, sipas  Expressen.

Ndërsa publikut pranë kopshtit iu kërkua të qëndronin në shtëpi gjatë incidentit. Nuk është ende e qartë sesi majmunët arritën të dilnin nga hapësirat e tyre në kopsht.

Troselius shtoi se shimpanzetë janë kafshë të forta e të rrezikshme prandaj zyrtarët kërkonin të siguroheshin që askush të mos lëndohej.

Ajo shtoi se vdekjet ishin tragjike por nuk kishte opsion tjetër.

Ndërsa kujdestarja e vjetër e majmunëve në kopsht Ing-Marie Persson, tha se aktet e vrasjeve ishin të përçmueshme.

Ajo shtoi se kafshët kishin qenë miq e familje për të, dhe se vdekja e tyre i kishte lënë me zemër të thyer.

Përsson tha për rrjetin Afton Bladet: “Përse duhet të vriteshin me armë kafshët e larguara, sikur të ishin kriminelë, është e përçmueshme, është vepruar kaq keq”.

Kopshti zoologjik i Furuvik ka shtatë shimpanze dhe është gjithashtu qendër kërkimi për kafshë primate si majmunët në Suedi.

Zyrtarët thanë se po hetojnë incidentin për t’u siguruar që të mos ndodhë përsëri.

FOTO GALERI
2/5
Kujdestarja e vjetër e majmunëve në kopsht Ing-Marie Persson, tha se aktet e vrasjeve ishin të përçmueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA