Reshjet në Lezhë kanë vijuar gjatë natës, ku deri më tani qindra hektarë tokë janë nën ujë.

Kanë rënë rreth 65 mm reshje, ndërsa kuota e lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike.

Të përmbytura në zonën e Zadrimës janë 120 ha dhe në kënetën Tresh-Spiten 50 hektarë.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha të përmbytura, hidrovori Tale punon në kuotën -1.1 m, hidrovori Droje – 0.20 m, hidrovori Shllinza – 0,70 m.

Si pasojë e reshjeve në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, njësia administrative F. Kuqe, pasi është rritur prurjet e lumit Mat.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohet që në orën 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe janë 600 m³/s.

Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave të shkarkimit, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë uji në biznese.

Në njoftimin e dhënë  raportohet se në të gjithë qarkun ka rreth 620 ha toke të përmbytura. Lumi Mat ka kuota të larta pas njoftimit për lëshimin e ujit.

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

 

Top Channel