Një sherr për motive të dobëta në Gramsh ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Mësohet se pas një sherri banal në një bar-kafe të Gramshit në orët e para të mëngjesit të sotëm, një 28 vjeçar F. B., ka goditur me thikë 36-vjeçarin A.D.

Dyshohet se dy të rinjtë ishin të dehur.

I plagosuri me origjinë nga fshati Nartë është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tij.

Autori 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë me rrethanat e ngjarjes.

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.

Top Channel