19/12 07:05
Rusia ka kundërshtuar thirrjen e Kievit për të filluar tërheqjen e trupave deri në Krishtlindje.
Pas më shumë se 10 muajsh luftë në Ukrainë, deri më tani nuk është arritur një armëpushim për Krishtlindje.
Pavarësisht diskutimeve për t’i dhënë fund luftës, nuk është arritur një marrëveshje mes vendeve.
Sipas Sky News Zelensky në fillim të javës deklaroi Rusia duhet të fillojë tërheqjen e trupave deri në Krishtlindje si një hap drejt përfundimit të konfliktit, por Moska e hodhi poshtë propozimin.
Ndër të tjerash shtoi se Ukraina duhet të pranojë humbjen e territorit ndaj Rusisë përpara se të arrihet ndonjë përparim.
Top Channel