Petro ndihet fajtor, Irisi e inatosur pas goditjes që i dha Lea! Çfarë ndodhi pas sherrit banal në studio, pezullohen tre konkurrentë

15/12/2022 19:17

Irisi u largua nga studio e “Për’puthen” të mërkurën pas sherrit që pati me Orsiolën dhe goditjes që mori nga Lea.

Pas situatës tejet të tensionuar që degradoi me ulërima dhe ofendime, Lea doli nga studio, ndërsa Petro e ndoqi nga pas. Në pamjet e filmuara në prapaskenë, Petro dëgjohet teksa i kërkon konkurrentes të kthehet në emision dhe të sqarohet situata.

Petro: Hajde dhe trego veten

Irisi: Çfarë dua me këta njerëz këtu

Petro: Duhet t’i lesh njerëzit në kategorinë e vet

Teksa Irisi duket e tensionuar nga e gjithë situata, Petro shprehet se ndihet fajtor.

Petro: Më në faj se të gjithë ndihem unë, se këto sitauata kanë ardhur nga unë, se nuk kishte arsye si të vinin

Petro: Të thash thuaj dy fjalë që janë për të thënë dhe pastaj secili tregon vetene  vet

Këtë të enjte, Lea kërkoi falje për gjestin e ulët: “Ajo që u provokova isha unë. Unë thjesht dola nga vetja. Unë nuk jam ajo. E pranoj që ishte gabim. E pranova që gabova. Kërkova falje. I kërkoj falje Irisit, por do të doja të ma kërkonte dhe ajo, se ajo e nisi”.

Ndërkohë, produksioni vendosi pezullimin nga programi të Leas, Orsiolës dhe Donatës, ndërsa publiku do të vendosë nëse edhe Irisi duhet të pezullohet.

Lexo edhe: Ulërima, sharje dhe dhunë/ Degradon sherri në studio, Lea godet Irisin pas debatit me Orsiolën

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA