Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugët nacionale të rrugës së Arbërit, por jo vetëm.

Prurjet e mëdha të përrenjve kanë përmbytur edhe shumë rrugë rurale, ku gjatë paradites së sotme ka izoluar disa fshatra në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë.

Uji dhe dherat kanë vërshuar në rrugë, duke e bërë të pamundur kalimin me mjete të ulëta.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë po punohet për pastrimin e tyre.

Top Channel