Në Obot hyn vetëm ushtria/ Rruga u përmbyt sërish, Shkodra ka 1920 hektarë tokë nën ujë

15/12/2022 15:09

Pas 25 ditësh, uji u rikthye serish në fshatrat e Nën Shkodrës.

Rreth 2100 hektarë tokë janë të përmbytura. Hyrja në Obot bëhet vetëm me mjetet e ushtrisë ndërsa rreth 50 shtëpi janë të rrethuara nga uji në këtë fshat dhe në Muriqan.

Niveli i liqenit të Shkodrës është rritur por këto përmbytje të shpejta, sipas administratorit Arben Ceni kanë vetëm një përgjegjës.

Ndërsa këto janë pasojat e vërshimit të ujërave në fshatin e Muriqanit, në familjen Lini. Uji ka marrë përpara gjithçka duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori.

Kjo nuk është hera e parë që ujërat vërshojnë në këtë lagje por rregullisht që nga viti 2010 duke shkaktuar pasoja të parikuperueshme.

Edhe rruga Darragjat-Shirq, në Dajç është e pakalueshme pasi uji arrin në lartësinë 1.2 m.

Top Channel