Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve që arrijnë deri në dy metra, në Vlorë është ndaluar dhënia  e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese si dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Autoritetet njoftojnë se mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 2.00 metra. Është ndaluar dhënia  e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  14-15-16-17 dhjetor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 17 dhjetor 2022 ora 16:00.”-njofton Kapiteneria e Vlorës.

Top Channel