Ishte denoncuar i humbur pesë ditë më parë nga i ati, gjendet i vdekur 35-vjeçari në Lushnjë

15/12/2022 18:30
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në një arë në afërsi të lagjes “18 Tetori”  në Lushnjë.

Viktima i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte denoncuar i humbur nga i ati pesë ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, sipas policisë.

 

Top Channel