Gjyqtarja dënohet për 6 mijë euro/ Mimoza Margjeka akuzon SPAK: Ka prova për persona të tjerë, por po i fsheh

15/12/2022 19:30

Gjykata e Posaçme shpalli fajtore ish gjyqtaren e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka.

Për dyshimin se u pagua 6 mijë euro për të zbutur pozitën e një të burgosuri, Mimoza Margjeka u shpall fajtore për korrupsion dhe u dënua me 4.6 vite burgim dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vitet e ardhshme.

Fajtor u shpall dhe bashkëshorti Arben Cara dhe Klaudio Zhilla që u dënuan me burg.

Në vendimin e sotëm, trupi gjykues, kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, vendosi të dënojë ish gjyqtaren me 4.6 muaj burg, kërkesë kjo e bërë më herët nga Prokuroria e Posaçme.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vendimi për ish-gjyqtaren pezullohet duke u konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Fajtor u gjet edhe avokati Skënder Demiraj të cilin trupi gjykues e dënoi me 3 vite burg, vendim që i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Nejton Bali u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me një vit e 2 muaj burg, por i konvertuar në në 2 vjet shërbim prove.

Në shtator të 2020, Policia e Shtetit në koordinim me SPAK vuri në pranga ish gjyqtare dhe tre avokatë të akuzuar për korrupsion.

Nga hetimi i prokurorisë së posaçme, rezultoi se se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë ish gjyqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, u dha me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Menjëherë pas këtij vendimi ish gjyqtarja akuzoi se procesi është i montuar dhe se kishte lidhje me një vendim që ajo shpalli për zgjdhjet e 30 qershorit duke mos njohur mandatin e Valbona Sakos.

Por prokuroria thotë se ka prova që tregojnë implikimin e saj dhe të katër të tjerëve. Margjeka akuzon SPAK se u përdor. Megjithatë ky nuk është vendim i formës së prerë dhe pritet të apelohet.

Top Channel