Emrat/ Detajet nga operacioni antdrogë në Astir! Cilët janë dy personat e arrestuar me mbi 2 kg kokainë

15/12/2022 19:20

Dy persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë.

Dy personat e arrestuar gjatë operacionin policor të koduar “Furnizuesit” janë identifikuar si Izmir Bahiti dhe Nertil Dalipi përkatësisht 29 dhe 37 vjeç të dy banues në Elbasan.

Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin Dalipin dhe pasagjer Bahitin.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.000 lekë të reja dhe tre aparate celulare.

Dy personat ishin nën vëzhgim nga policia prej javësh, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori E. H.

“Finalizohet operacioni i koduar “Furnizuesit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Sekuestrohen 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Furnizuesit”. Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H. Në rrugën “Mikel Maruli”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuesteuan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

Top Channel