E premtja e 16 Dhjetorit pritet ta gjejë prokurorinë e posaçme SPAK me një drejtues të ri. 

Këshilli i Lartë i prokurorisë duhet të një zgjedh 1 prej 3  kandidatëve Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Dy ditë përpara procesit të dëgjimit të tre kandidatëve e më pas votimit,  intesifikohen qëndrimet politike.

Fillimisht paraditen e të Mërkurës ishte ambasadorja Yuri Kim ajo e cila e përsëriti kërkesën e SHBA që politika të qëndroj larg të influencuarit në zgjedhjen e një kandidati preferencial.

 “Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, shkruan Kim.

Ambasadorja Kim një vizitore e rregullt e godinës së SPAK, paralajmëroi se Big Brotheri amerikan,  do ta vëzhgojë nga afër procesin e zgjedhje të kreut të SPAK.

 Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkruan Kim.

Pas cicërimave paralajmëruese në Twitter nga Yuri Kim ishte radha kryeministrit Edi  Rama të lëshonte cicërimat e tija,  me kërkesën se edhe ndërkombëtarët duhet të qëndrojnë larg këtij procesi.

Kërkesa ishte e qartë.

Zgjedhje jo e një kandidati që mund ta preferojë qeveria dhe as e një kandidati që mund të gëzojë mbështetjen e selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

“Jam plotësisht dakord me Ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!  Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja-vulorja-fallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet”, shkruan Rama.

Sikurse edhe Yuri Kim, kryeministri pati këtë mesazh për Këshillin e Lartë të prokurorisë.

 “Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama.

SPAK së fundmi është në shënjestër të kritikave se ka anashkaluar fakte që inkriminojnë ish ministra, si në rastin e Arben Ahmetajn.

Ndërkohë që kërkohet që goditja e korrupsionit të mos jetë selektive por e plotë.

Në këtë kontekst po ngulmon edhe ambasadorja Kim ndërsa për herë të parë për këtë proces reagoi edhe kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA