“S’ka përparim në antikorrupsion”/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Emigracion masiv, mungojnë punëtorët

14/12/2022 15:16

Nuk ka përparim ndaj luftës së korrupsionit në Shqipëri. Janë këto rezultate e indeksit të biznesit te publikuar nga Dhoma Amerikane për vitin 2021.

Megjithëse ka një përmirësim të lehtë të klimës së të berit biznes në vend, dhoma amerikane ngre edhe një here shqetësimet që hasin sipërmarrësit.

 “Indeksi i biznesit ka pësuar një përmirësim në totalin e saj nga viti 2020 në vitin 2021, në të njëjtën kohë e njëjta çështje me një kokëfortësi, të njëjtat vite për vite e vite me radhë qëndrojnë dhe ato çështje janë monopolet, tregtia e pandershme, konkurrenca e pandershme, niveli i korrupsionit, burokracia ne qeverisje dhe sundimi i ligjit, së bashku me sfidën e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar”, tha Enio Jaço.

Veç tyre, një tjetër problem mjaft shqetësues evidentohet edhe mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit masiv.

 “Migrimi perceptohet si një çështje sociale dhe është një çështje sociale por duhet të jemi shumë të qartë që është dhe një sfidë e jashtëzakonshme ekonomike. Ka një impakt të drejtpërdrejtë negative tek bizneset që e kanë të pamundur që të gjejnë fuqinë e kualifikuar punëtore për të vijuar punën e tyre dhe në mendojmë që me statistikat që ne kemi mendojmë se një brain drain i vërtetë po ndodh në Shqipëri”, tha ai.

Dhoma Amerikane thekson edhe një herë nevojën për zgjidhjen e këtyre problemeve që e bëjnë të pafavorshme të bërit biznes në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA