Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim në lidhje me garën për kreun e SPAK.
Ai mbështet Kim, duke theksuar se kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as foltorja, as ambasada, por vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të KLP-së që të mos dëgjojnë dhe të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve.
“Jam plotësisht dakord me ambasadoren Yuri Kim dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan Rama në Twitter.
Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!
— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022
Kujtojmë se në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK që pritet të mbahet më 16 dhjetor garojnë prokurorët e posaçëm, Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.
Diplomatja amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për KLP-së gjatë mëngjesit të sotëm, ku tha se procesi nuk duhet të ndikohet nga personat që kanë interes për të manipuluar. Ajo theksoi se SHBA-ja mbështet reformën në drejtësi dhe do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Top Channel