Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, sjell për publikun shqiptar pas 64 vitesh Opera-n Premierë: “Don Pasquale” nga Gaetano Donizetti.

Në datat 15,16,17,18 dhjetor.

Kjo opera komike në tre akte, e kompozuar në njëmbëdhjetë ditë dhe e shfaqur për herë të parë në Paris në 1843, në  aspektin operistik, e bën atë të  shkëlqyer.

Tipike për Don Pasquale është efektiviteti me të cilin lirika dhe melankolia i kundërvihen buzëqeshjes djallëzore apo edhe të qeshurës së sinqertë të krijuar nga mjeshtri.

Beqari i vjetër, i pasur, por koprrac Don Pasquale dëshiron të martoj nipin e tij Ernesto: me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re, të varfër Norina, e cila e do atë. Në fund Pasquale përfundon të martohet me Norinën por merr leksionin që një burrë i brezit të vjetër nuk duhet të përpiqet të tërheqë një grua më të re.

Kjo shfaqje i është besuar përgjithësisht artistëve të rinj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA