I riu që aksidentoi për vdekje një natë më parë një 73-vjeçar, po drejtonte makinën pa patentë.

I mituri J. Gj., 17 vjeç, banues në Peqin aksidentoi në aksin rrugor Elbasan-Peqin B. K., 73 vjeç, banues në Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Në 24 orët e fundit policia arrestoi edhe E. R., 36 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dhunoi bashkëshorten e tij.

Janë vënë nën  hetim F. K., 48 vjeç dhe K. R., 28 vjeç, banues në fshatin Gribë të Gramshit pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. B.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel