Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur si lagjja e Shaljanve.

Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëra prej tyre ka përplasur dhe një person që po udhëtonte me biçikletë duke përfunduar në anësore të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka viktima, ndërsa është lënduar vetëm qytetari që po udhëtonte me biçikletë.

Po merr shërbimet mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me shkaqet, ku paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Top Channel