‘Fuqia’ e puthjes, aktorja Rebel Wilson tregon se si një grua i ndryshoi jetën!

14/12/2022 13:50

Aktorja australiane Rebel Wilson dha së fundmi një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ku u shpreh se si jeta dhe preferencat e saj seksuale morën një kthesë pasi u shfaq në ekran me një grua.

Wilson tha se nuk do ta kishte takuar partneren e saj, Ramona Agruma, nëse nuk do të kishte pasur ndjenjat që pati nga puthja në ekran me Charlotte Gainsbourg për filmin “The Almond and the Seahorse”.

“Unë kurrë nuk kisha puthur një grua më parë, kështu që mendova, ‘O Zot, si do të shkojë kjo?’. Nuk e di pse e thashë, por ndjeva se mund të funksiononte. Unë kisha pasur një marrëdhënie me një grua më parë, jo një marrëdhënie seksuale dhe ne as nuk ishim puthur. Më pas doli puthja me Charlotte. Nëse nuk do të kisha pasur përvojën me Charlotte ose përvojën me gruan tjetër, nuk e di nëse do ta kisha takuar Ramonën. Ato përvoja ma hapën zemrën ndaj kësaj mundësie. Unë u jam mirënjohëse. Aty ndryshoi plotësisht jetën time të dashurisë”, u shpreh aktorja.

Rikujtojmë, se Wilson është bërë nënë për herë të parë. Ylli i “Pitch Perfect” ka njoftuar lajmin nëpërmjet një postimi të publikuar në Instagram. Rebel zbulon se ka mirëpritur një vajzë përmes një nëne surrogateje, të cilën e ka pagëzuar me emrin Royce Lillian. Aktorja e “Senior Year” tha se ishte përgjithmonë mirënjohëse për të gjithë të përfshirët në udhëtimin e saj dhe e quajti nënën surrogate një person të mrekullueshëm që e mbajti dhe e lindi me një kujdes të veçantë./ TopAlbaniaRadio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA