Pas 5 vjetësh bie poshtë padia për këngën e njohur të Taylor Swift

13/12/2022 13:55

Padia e ngritur kundër këngëtares Taylor Swift për të drejtën e autorit të këngës “Shake It Off” është rrëzuar pas gati pesë vjetësh.

Padia, e cila u ngrit nga kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler në 2017, pretendonte se Swift vodhi tekstet nga kënga e 3LW “Playas Gon’ Play” për të shkruar “Shake It Off”. Megjithatë, avokatët e fitueses së Grammy-t dhe të dy kantautorëve dorëzuan një kusht të përbashkët duke i kërkuar një gjykate të Kalifornisë të heqë padinë.

Gjykatësi Michael Fitzgerald, e hodhi poshtë zyrtarisht padinë vetëm disa javë përpara se të fillonte gjyqi. Fitorja për Swift vjen katër muaj pasi këngëtarja theu heshtjen e saj për këtë çështje. Ajo deklaroi se nuk e kishte dëgjuar kurrë këngën për të cilën u akuzua për plagjiaturë

“Teksti i këngës “Shake It Off” është shkruar tërësisht nga unë”, pohoi këngëtarja në dokumentet e gjykatës. Hall dhe Butler fillimisht pohuan se artistja mori rreshtat; “Playas gon’ play / And haters, they gon’ hate.”

“Në shkrimin e teksteve, u bazova pjesërisht në përvojat e jetës sime”, tha Swift.

Ndërkaq, Swift po përballet me një tjetër padi për të drejtën e autorit për një libër të publikuar në vitin 2019. Autorja Teresa La Dart e ka paditur për më shumë se një milion dollarë. Ajo pretendon se artistja kopjoi librin e saj me poezi, “Lover”, për broshurën shoqëruese për albumin “Lover”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA