Një infermier që u largua nga qyteti port jugor i Mariupolit ka përshkruar tmerrin që ka përjetuar pas nisjes së luftës në vendin e tij.
Dmytro Gavro deklaroi se të gjitha fotografitë e fëmijërisë iu shkatërruan, teksa u arratis nga rajoni i sulmuar nga rusët.
“Nuk mund t’u bindesha atyre që më shkatërruan jetën, nuk kam asnjë foto, asnjë kujtim fëmijërie. Unë nuk kam asnjë foto me familjen time. Nuk kam asnjë foto të prindërve të mi nga fëmijëria. Gjithçka u dogj në shtëpi”, tha ai.
“Është pikërisht spitali ynë që është dëshmi e kësaj, se gjithçka është e mundur. Gjithçka është e mundur, mund të filloni nga e para dhe ta bëni këtë”, shtoi më tej infermieri.
Disa muaj pasi rajoni me rëndësi strategjike u pushtua nga trupat e Kremlinit, rreth 30 punonjës të kujdesit shëndetësor të Mariupolit janë mbledhur në Kiev së bashku me 30 specialistë nga një spital në Kramatorsk, një qytet në rajonin e Donetskut.
Ata po punojnë për hapjen e një qendre mjekësore në vendin e tyre, për të ndihmuar banorët e zhvendosur nga lufta.
Top Channel