Ndihma për të kaluar dimrin e acartë, premtohet mbi 1 miliardë euro për Ukrainën

13/12/2022 17:01

Shtatëdhjetë vende dhe institucione në mbarë botën premtuan ndihmë të menjëhershme gjatë një konference në Paris.

Franca priti takimin global për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet për të ndihmuar Ukrainën të ruajë furnizimet me ujë, ushqim, energji, kujdes shëndetësor dhe transport gjatë dimrit.

Rusia ka synuar vazhdimisht infrastrukturën energjetike, duke lënë shumë vende pa drita dhe ngrohje ndërsa temperaturat e ulëta tashmë kanë mbërritur në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha se 415 milionë euro nga paratë do t’i kushtohen sektorit energjetik të Ukrainës dhe vuri në dukje se pjesëmarrja e vendeve joperëndimore (Katari dhe Kamboxhia) treguan një mbështetje të zgjeruar për Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA