Jeta e luksit e zv. Presidentes së korruptuar greke të PE, me Richard Branson dhe sheikët arabë (fotot)

13/12/2022 16:46

Ish-prezantuesja televizive greke Eva Kaili, duket se ishte kthyer në ‘bukuroshen’ e BE që nga rrjetet televizive manipuloi rritjen e karrierës deri si zëvendës presidente e parlamentit të BE ne moshën 44 vjeçe.

Me pamjen e saj impresionuese, të dashurin italian e stilin ekstravagant të jetesës, ajo shihej shpesh në shoqëri ekskluzive milionerësh si britaniku Richard Branson, apo sheikë të botës arabe, derisa humbi papritur gjithçka me arrestimin për rryshfet, në formën e valixheve me para të gjetura në shtëpinë e saj.

Paratë që besohet se ishin pranuar për llogari të Katarit, duket se po kthehen në një nga aferat më të mëdha të korrupsionit në Bruksel, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Zonjusha Kaili ka lindur në Selanik dhe ka pasur qejf politikën që e vogël, teksa është regjistruar me lëvizjen socialiste të PASOK, në moshën 14 vjeçare.

Dhe në moshën 23 vjeçare, ajo u bë anëtarja më e re e këshillit bashkiak të Selanikut në 2002 e më pas kandidatja me e re në zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Gjatë karrierës së saj të shkëlqyeshme, Kaili është akuzuar disa herë për gënjeshtra, siç ishte në rastin kur deklaroi në televizion se gjyshi i saj përndiqej nga komunistët grekë, shkruan rrjeti Politico

Në 2014, ajo u bë anëtarja më e re e parlamentit evropian për PASOK dhe u vendos në Bruksel.

Ajo u bë e njohur për nxitjen e axhendës dixhitale të BE, në vitet kur  Margrethe Vestager përpiqej të luftonte shtimin e pushtetit te gjiganteve te teknologjisë.

Në postimet e saj në Instagram ajo shfaq udhëtimet e saj të shpeshta – nga vendi i saj Greqia  deri në Paris, Londër, New York e Uashington.

Në verën e 2017, ajo ishte në ishullin privat të miliarderit britanik Richard Branson, duke përfunduar më pas në rezorte në Itali e Kroaci.

“Ja kur takohesh me legjenda”, shkruante ajo në një foto të vetes me Branson, dhe të tjerë biznesmenë.

Ndërsa më tej ajo shihej me milionerin greko-rus Ivan Savvidis në një klub nate në Athinë.

Në vitin 2020 ajo u njoh me partnerin e saj, 35-vjecarin Francesco Giorgi – italiani i BE që punon si këshilltar për Lindjen e Mesme e Afrikën e Veriut.

Për skandalin aktual detajet janë ende të pakta dhe hetimet vijojnë, pas bastisjeve të së premtes në një seri operacionesh infiltrimi të policisë në Bruksel.

Objektivët e operacionit ishin persona dhe entitete që kishin marrë para e dhurata nga figura të fuqishme të Katarit në këmbim të mbajtjes së anës së tyre në debate, kryesisht për mbajtjen e Kupës së Botës atje.

I dashuri i saj Giorgi, është i arrestuar dhe mbetet në paraburgim, raporton Daily Mail.com

Policia tha se ka gjetur thasë me para në apartamentin e Kaili, që sipas mediave arrijnë në 650,000 euro. Ne nje njoftim te mevonshem shuma e parave te gjetura u tha se ishte mbi 1.5 milione euro.

Në total katër persona u arrestuan për pjesëmarrje në organizatë kriminale e pastrim parash. Dy prej tyre janë liruar me kusht.

Pak para Kupës së Botës në futboll, Kaili kishte qenë vetë në shtetin e vogël arab të Gjirit Persik, në një kohë kur ishte refuzuar vizita e një delegacioni të plotë të BE.

Ndërsa 10 ditë më parë ajo votoi në favor të zbutjes së kushteve të vizave për persona të fuqishëm të Katarit edhe pse nuk raportohej se ishte anëtare e komitetit përkatës.

Të shtunë Kaili u zhvesh nga përgjegjësitë e saj si zv. presidente, u përjashtua nga partia dhe iu ngrinë asetet financiare.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/7
Kaili shihej shpesh në shoqëri ekskluzive milionerësh si britaniku Richard Branson, apo sheikë të botës arabe

Top Channel