Ish-ministri Bumçi dëshmon në SPAK për Gërdecin: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën, e falsifikuar!

13/12/2022 12:14

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është marrë sot në pyetje nga SPAK për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit.

Pas dëshmisë që zgjati rreth një orë, në prononcimin para mediave, ish-ministri Bumçi tha se dha sqarime në SPAK për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në një pjesë të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.

Duke e cilësuar si të falsifikuar, Bumçi tha se u kërkoi prokurorëve të hetohej shkresa ku përmendej z.Berisha, kallëzim të cilin e ka bërë para shumë vitesh.

“Përgjigjja e dërguar nga ne nuk ka asnjë shënim të tillë. Mbasi ne kemi çuar Ministrisë së Mbrojtjes që nuk kemi  më vërejtje del një shkresë për z Shkëlzen Berisha. Kjo është falsifikuar. Ministria e Mbrojtjes e kishte përgjigjen më parë. Nuk kishin nevojë për një shkresë, kur ata e kishin një. Ministria i kishte shkresat dhe nuk kishte nevojë për një tjetër, e dyta nuk kam nevojë të komunikoj me z.Berisha përmes ministrisë. Shënimi në cepin e shkresës nuk ishte i imi.

Çdo njeri ka shkrimin e tij të dorës, ishte një shkrim tjetër. Unë kam ndërmarrë dy akte publikisht, kam dëshmuar faktet dhe kam bërë një kallëzim penal në atë kohë të hetohet kaligrafia. Shkrimi nuk është as imitim i shkrimit tim. Të gjitha këto fakte, qëndrimi unë, fakti që Ministria e kishte shkresën. Nuk kati asnjë hetim të mëtejshëm. Nuk kam informacion se pse prokuroria nuk e ndoqi atë çështje në vitin 2008. Shkresa nuk është shkrimi im, e përsëris.

Në 2009 për të goditur zotin Berisha, kjo vërtetohet edhe sot. Unë kam dalë publikisht për këtë çështje. Unë nuk ju ftova sot, kush ju ftoi ju sot. Ata që përdorën çështjen në vitin 2009. Ky është përdorim politik. Unë me zotin Berisha jam njohur 2004, takimet kanë qenë strikte dhe jo për çështjet e ekzekutivet. Kjo çështje nuk qëndron nga përmbajtja, falsifikimi dhe po përdoret njëjtë si në në 2009. Unë erdha si person që kam në dijeni për çështjen, si ministër i asaj kohe dhe çfarë dija e kam thënë”- tha Bumçi para gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA