Një 17-vjeçar, ndonëse pa leje drejtimi mori makinën këtë mbrëmje dhe gjatë udhëtimit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasi për vdekje një të moshuar që po lëvizte me biçikletë.

I mituri me inicialet J.Gj., banues në fshatin Pajovë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

73-vjeçari me iniciale B.K. banues në fshatin Çengelaj të Peqin ndërroi jetë në vendngjarje.

Top Channel