Deputeti Erion Braçe është shprehur se gjithnjë e më shumë po mendon se është koha për të nisur një punë tjetër dhe të heqë dorë nga mandati i deputetit, pasi parlamenti është përfshirë nga “skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi”.
Braçe ka rikujtuar se ka paraqitur në Kuvend nismën ligjore për vendosjen e rregullit në treg dhe mbrojtjen e bujkut në raport me tregtarin, por që është bllokuar.
Ai thekson se kjo është mungesë respekti e Kuvendit ndaj bujqve, pasi sipas deputetit nga njëra anë nuk thonë dot jo e nuk dalin dot kundër, por nga ana tjetër e bllokojnë dhe heshtin.
“Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu. Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij;
troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!
Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.
Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht; po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-jane punëtoret, prodhuesit e bujqësisë;
Shikoni, kur ata blejnë, detyrimi ligjor është te paguajnë menjëherë ose brenda 45 ditësh, përndryshe detyrimi i tyre merret me force!
Por kur tek bujqit prodhues blejnë te njëjtët tregtare-ata qe me pare shisnin, paratë nuk paguhen as për 1 vit! Padrejtësi e pabarazi e turpshme! Kjo është! thellohet kur nuk gjejnë hapësirë për te zgjidhur këtë padrejtësi!
Kur kam nisur këtë pune, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si pune, e kam bere si pune!
Por kur nuk te lënë te besh punën tende, çfarë duhet bërë?
Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për pune tjetër; por deri atëherë dua tu sjell ne vëmendje skandalin e rryshfeteve ne parlamentin evropian;
Hiqni katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qe klintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!”, shkruan Braçe në postimin e tij.
Top Channel