Festivali i 61 i Këngës në Radiotelevizion do të jetë i fokusuar tek muzika e mirë, artistët autorë qofshin këta Big apo të rinj dhe të katërt netët do të kenë një përqasje ndryshe nga njëra tjetra.

Arbana Osmani, e përzgjedhur si drejtuesja e këtij viti rrëfeu disa prej risive.

Këngët do të publikohen ekskluzivisht netët e festivalit. Juria ende e mbajtur sekret do të përcaktojë tre çmimet e para, një çmim për artistin e ri dhe atë në karrierë. Nuk dimë se kush do e shoqërojë Arbanën në moderim, por ajo nuk do të jetë vetëm.

Kënga përfaqësuese në Eurovizion do të përzgjidhet nga publiku dhe jo nga juria, ky do të jetë një çmim tjetër.

Të ftuarit special do të jenë 16. Do të ketë një monolog të veçantë nga aktorja Margarita Xhepa, performancë danci nga Ambeta Toromani e Kledi Kadiu, si dhe një tjetër artiste e re shqiptare pretendente për të marrë pjesë në Evrovizion, Gala Aliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA