Në kohën kur rrugët në veriun e Kosovës mbeten të bllokuara, tensionet të larta dhe frika e një përshkallëzimi të konfliktit e madhe, në Prishtinë zbarkojnë sërish, këtë herë me një sens të ri urgjence i dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i caktuari  BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Të dy zyrtarët e lartë janë duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Një ditë më parë, ka qenë shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë rajonin e Ballkanit me qëllimin të ofrojë ndihmë për uljen urgjente të tensioneve në veri.

Kurti u taku edhe një ditë më parë me Escobarin, në fokusin e bisedës së tyre ka qenë nevoja për heqjen e menjëhershme të rajonet veriore të Kosovës. Më të dërguarin amerikan është takuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e anulloi ndërkohë vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi rezultoi i prekur nga COVID-19. Gjashtë barrikadat e ngritura tre ditë më parë bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Duke shprehur shqetësim të thellë për situatën në veri, Shtetet e Bashkuara bën thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave, por deri tani, apeli i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Top Channel