Një nënë me një sëmundjen Bruck , një ndër 50 njerëzit në mbarë botën që e mbartin ka lindur, pasi thuhej se këta persona nuk mund të bënin dot fëmijë.
Sindromën Bruck ka pasoja të tilla si kocka të brishta, rritje të kufizuar dhe përdorimi i karriges me rrota.
Hira Ahmad, nga Anglia 28-vjeç, u rrit duke thyer kocka aq rregullisht sa dërgohej në spital çdo tre muaj.
“Njerëzit dyshojnë për ty… do të thonë ‘nuk do të mund të bësh një fëmijë, do të jetë shumë e vështirë për ty, por unë thjesht dua të them se sido që të ndodhë, mos e humbni shpresën tuaj. Dua që vajza ime të shkojë atje dhe t’u shpjegojë njerëzve se nëna ime është dikush që ka sindromën Bruck dhe është përdoruese e karriges me rrota me kohë të plotë, ajo ka kocka të brishta, por ajo gjithsesi arriti të më lindë në mënyrën më të sigurt”, tha ajo.
Sipas mjekëve vajza e saj Dua nuk do ta trashëgojë sëmundjen, shkruan SkyNews.
Mjekët zhvilluan një provë të simuluar përpara lindjes për të hetuar se si Ahmad duhet të pozicionohet gjatë lindjes për të shmangur thyerjen e ndonjë kocke.
Top Channel