Vuani nga humbja e oreksit apo keni probleme me mishrat e dhëmbëve?! Mjafton të përtypni një gjethe dafine

12/12/2022 11:49

Gjethja e dafinës është një bimë aromatike e jashtëzakonshme e cila thjesht duhet të përtypet, jo të gëlltitet.

Pasi ta keni përtypur pas pesë minutash duhet të shpëlani gojën.

Vaji i gjethes së dafinës është një aleat i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga humbja e oreksit. Vitaminat që përmban, nxisin urinë.

Komponimet organike që gjenden në gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mund të ndihmojnë në luftimin e dhimbjeve të stomakut dhe në zbutjen e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar, duke reduktuar fryrjen dhe gazrat.

Për infeksionet e mishrave të dhëmbëve, rekomandohet shumë gargara me ujë të ngrohtë dhe një gjethe dafine të bluar.

Nëse kemi një rast të gingivitit të vërtetë, vajrat esencialë që gjenden në gjethet e dafinës kanë një efekt të mirë anti-inflamator.

Si më sipër, mund të bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe gjethe dafine të bluar. Nëse keni probleme me erën e keqe të gojës, një mënyrë e shkëlqyer për ta zgjidhur këtë është të përtypni dy gjethe dafine në ditë.

Top Channel