Një person ka tentuar të grabisë duke përdorur armë te ftohtë një subjekt tregtar në qytetin e Vlorës.

Ai ka marrë disa bizhuteri në subjektin tregtar në në lagjen “Lef Sallata” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur nëpër rrugicat e lagjes Pavarësia. Policia ka mbërritur në zonë, duke pyetur pronarin e subjektit si dhe duke marrë pamje nga kamerat e sigurisë në subjekt.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Top Channel