Veriu i Kosovës vijon të jetë ende i bllokuar nga qytetarët serbë.

Serbët të cilët protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikadat e vendosura.

Shkollat ​​në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura, ndërsa pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudarë afër Zveçanit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësorë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për

Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë  tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe theksoi se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar largimin e barrikadave të vendosura në veri.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale,  porSerbia ka vazhduar të rrisë tensionet, duke mos vepruar në mënyrë të njëjtë si Kosova në këtë situatë të tensionuar.

Që më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.

Top Channel